Muzikë

Ripërpunohet kënga “Creep” nga Thom Yorke


Këngëtari ikonik anglez i rock grupit “Radiohead”, Thom Yorke, së fundmi ka ardhur me një verzion të ri dhe të modifikuar të këngës, tashmë klasike, “Creep”.

Ky version vjen i sintetizuar dhe me reverberacion të ri, me ngatërresa melodike që përkundër disonancave harmonike dhe ngadalësimit të ritmit, rezonojnë një shpirt krejtësisht të ri të këngës.

Ky remix i këngës “Creep”, që shpaloset në 9 minuta, e riaktualizon këngën dhe i shton pasurisë së pashterrshme muzikore të një prej bendeve më të mira të rock-ut.

Sintetizimet sonike dhe echo-t e shtuara janë risi muzikore të krijimtsarisë së Yorke, si dhe videoja e re artistike është punuar nga Jun Takahashi.

Thom Yorke kohëve të fundit ka lajmëruar projektin e ri në bashkëpunim me Johny Greenwod, të titulluar “the Smile”.

Albumi i fundit solo i Thom Yorke, “Anima”, u publikua në 2019-ën, kurse albumi i fundit i grupit “Radiohead”, “A Moon Shaped Pool” doli në 2016-ën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore