Shqipëria

Rinas, arrestohet shtetasi italian i dyshuar për mashtrim


Ditën e sotme, më 30 mars, Policia e Shtetit ka bërë me dije se është kryer arrestimi i një shtetasi italian në aeroportin e Rinasit.

Sipas njoftimit nga policia, arrestimi është kryer nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar. Në pranga ka rënë shtetasi italian në kërkim G. L., 49 vjeç, i kapur nga shërbimet e P. K. K. Rinas.

Ndaj shtetasit italian, është caktuar më herët masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore