Lajme

Rimëkëmbet ekonomia kineze: rritet me 2.5%


Ekonomia kineze  u rrit me 2.5%  më shumë  gjatë vitit 2020, sipas statistikave të publikuara më 18 janar.  Kjo është rritja më e ngadaltë ekonomike e Kinës.

Pavarësisht se vendet e tjera ranë në recesion të thellë, ekonomia kineze shënoi rritje. Rritja ekonomike i tejkaloi pritshmëritë.  Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikoi se rritja ekonomike e Kinës do të ishte 1.9%.

Rimëkëmbja  ekonomike po përshpejtohet. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 6.5%, krahasuar me një vit më parë.

“Rritja  ekonomike ishte më e lartë  nga sa kishim parashikuar”,  tha Ning Jizhe, zëdhënësi i Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, në një konferencë shtypi në Pekin.

PBB-ja u tkurr në  rreth 7% gjatë tremujorit të parë, kur Kina u bllokua për të luftuar kundër COVID-19.

Megjithatë, që nga ajo kohë, qeveria është përpjekur të nxisë rritjen përmes projekteve të mëdha të infrastrukturës dhe duke ofruar shpërndarje parash për të stimuluar shpenzimet midis qytetarëve.

Pas mbylljes  gjatë valës së parë të pandemisë qeveria është përpjekur të nxisë rritjen ekonomike përmes projekteve të medha në infrastrukturë.  Qeveria kineze  ka dhënë dhe subvencione parash për të stimuluar rritjen e shpenzimeve te qytetarët.

Prodhimi industrial ishte  një nga nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike. Kina tejkaloi pritshmëritë duke u rritur me 7.3% në këtë sektor.  Gjatë gjithë vitit 2020, shitjet me pakicë ranë me  3.9%.

Analistët theksuan se Kina ka përfituar nga shumë kërkesa për pajisje mbrojtëse dhe elektronike, pasi njerëzit në të gjithë botën punonin nga shtëpia.

Tregjet kineze  shënuan një rënie më 18 janar. Pas publikimit  të rritjes së PBB-së  u shënua një rritje./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore