Muzikë

Rikthehet Fjolla Morina – “Mexicana” projekti që pritet të publikohet për festën e Vitit të Ri


Pas një viti voluminoz duke pushtuar titujt e mediave rozë me histori nga jeta e saj personale, këngëtarja, Fjolla Morina duket se ka përgatitur një dhuratë për festat e fund vitit kushtuar fansave të vet.

Fjolla do të publikojë video projektin e parë dhe të fundit për këtë vit, i cili do të vijë në bashkëpunim me artistin, Blasta e që do të titullohet – “Mexicana”.

Fjolla Morina dhe Blasta.

Burime të Albanian Post kanë kuptuar se “Mexicana” do t’i paraprijë festës së vitit të ri, ndërsa do ta ri sjellë Fjollën në një formë të veçantë duke i qëndruar besnike stilit të saj unik në industrinë e muzikës.

Madje, realizimin e këtij dueti, e kanë konfirmuar edhe publikisht të dy artistët, duke shpërndarë imazhe nga shesh xhirimet e video klipit, i cili pritet të shënojë sukses, marrë parasysh edhe pauzën e gjatë të yllit të hitit “Trileqe”.

Por, gjithsesi, ky nuk është bashkëpunimi i parë në mes të Fjollës dhe Blastas, pasi që dyshja ishin paraqitur me një duet tjetër në edicionin e vitit 2017 të Festivalit të “Këngës Magjike”.

“Shake” ishte kënga konkurruese e atij viti e që po ashtu u mirëprit nga fansat e të dy artistëve – e njëjta numëron afro 1 milion klikime në YouTube.

Deri në publikimin e “Mexicanas”, neve na mbetet të presim dhe të shohim se si kanë vendosur, Fjolla Morina dhe Blasta, të na befasojnë kësaj radhe!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore