Lajme

Rihapet plotësisht kanali i Suezit


Anijet e fundit të mbetura nga bllokimi i kanalit të Suezit po lirohen. Qarkullimi do të rihapet plotësisht nga e diela e 4 prillit.

Sipas autoriteteve, anijet e fundit, të cilat kanë qenë të bllokuara gjatë këtyre ditëve, do të kalojnë lirshëm pas rihapjes së ngushticës. Një hetim mbi shkaqet e bllokimit të anijes Ever Given, po ndërmerret. Raporti pritet të japë rezultatin e gjetjeve së shpejti.

85 anije do të kalojnë kanalin gjatë ditës së shtunë. Në tërësi kanë qenë 422 anije të bllokuara që prej 23 marsit. Ever Given u lirua të hënën e 29 marsit nga vendi ku kishte ngecur. Rreth një javë, zgjati bllokimi i saj.

Hetimi, ndërkaq, ka filluar të enjten mbi shkaqet e ngjarjes. Ai raportohet se po shkon mirë dhe në dy ditët e ardhshme do të ketë një raport përkatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore