Shqipëria

Rihapen aplikimet për Universitet


Një mundësi e re aplikimi e maturantëve për zgjedhjen e degëve të Universitetit, ka ardhur pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Periudha një javore, do të jetë nga data 8-13 shtator. Ajo është lajmëruar nga vetë ministrja, Evis Kushi, nëpërmjet një statusi në Facebook.

“Pas kërkesave të shumta të të rinjve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer këtë aplikim në datat 8-13 shtator 2021”.

Kështu shkruan ministrja, mbi mundësinë e re të maturantëve.

Ndërkaq, shansin për aplikime do ta kenë edhe persona, të cilët kanë përfunduar gjimnazin më parë. Këtu, përfshihen ata që nuk kanë pasur mundësi ose kanë zgjedhur të mos vijojnë studimet universitare.

Studentëve të ardhshëm do t’u lejohen të përzgjedhin dhjetë degë preferenciale studimi. Ndërkaq, vlerësimi, bëhet në bazë të pikavarazhit, duke marrë parasysh koeficientet e degëve dhe lëndëve të caktuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore