Lajme

Rezultatet e hetimit në Wuhan pritet të dalin brenda javës


Ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë në rrugën e tyre për të përfunduar hetimin e gjatë dhe vendimtar për origjinën coronavirus-it. Thuhet se kanë gjetur “të dhëna të rëndësishme” në lidhje me rolin e tregut të produkteve të detit në Wuhan në pandemi. Sipas raportit të Bloomberg, Peter Daszak, një zoolog që ndihmon misionin e drejtuar nga OBSH, tha se ai parashikon që zbulimet kryesore të hetimit do dalin para datës 10 shkurt.

Daszak gjithashtu tha se, grupi prej 14 anëtarësh bashkëpunoi edhe me ekspertë kinezë. Ata vizituan vendet kryesore në rajonin ku coronavirus-i ishte zbuluar për herë të parë në dhjetor të 2019.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë se si virusi SARS-CoV-2, më i afërmi i të cilit vjen nga lakuriqët e natës të paktën 1 mijë milje larg, u përhap në mënyrë drastike në Wuhan.

Daszak theksoi se hetimi paralajmëron një pikë kthese për pandeminë COVID-19.

Më 5 shkurt, ai tha, “është fillimi i një shprese të thellë të asaj që ka ndodhur në mënyrë që të mund të ndalojmë një tjetër pandemi”. Ndërkohë, infeksionet globale COVID-19 kanë tejkaluar 106.1 milion me mbi 2.3 milion vdekje, sipas shifrave të OBSH-së.

Procesi i hetimit dhe stafi

Zoologu vuri në dukje gjithashtu se ekspertët duhet të “mbulojnë të gjithë gamën e linjave kryesore të hetimit”. Daszak informoi se shkencëtarët kinezë po bëjnë gjithashtu të njëjtën gjë në muajt e fundit. Për mikpritësit kinezë, ai tha: “Ata kanë qenë duke punuar në prapaskenë, duke gërmuar informacionin, duke e parë atë dhe duke e bërë atë gati.”

Daszak është një nga 10 ekspertët e pavarur që ndihmojnë misionin e OBSH. Së bashku me të janë edhe pesë anëtarë të stafit dhe dy nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara dhe dy nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve me bazë në Paris.

Ekipi, i përbërë nga shkencëtar dhe mjekë, ka shkuar me 12 janar në Wuhan për të hetuar origjinën e pandemisë së coronavirus-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore