Gjykata Speciale

Rexhep Selimi mbetet në paraburgim


Rexhep Selimi.

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ia kanë vazhduar masën e paraburgimit Rexhep Selimit.

Ky vendim është marr më 17 korrik.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja për Informim dhe Komunikim me Publikun në DhSK, Angela Griep, përmes informimit javor për media.

“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Selimi të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra të tjera penale kundër atyre që konsiderohen se janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku përfshihen dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi apo mund të japin dëshmi në këtë çështje gjyqësor edhe/ose pritet të paraqiten në Gjykatë”, tha Griep.

Teksa, sqaroi se ky vendim është marr pasi është vendosur se trupi gjykues arriti në përfundim se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm vetëm me anë të zbatimit të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të DhSK-së.

Aktualisht në Gjykatën Speciale ka përfunduar dëshminë, dëshmitari i 15-të.

Para një dite në Speciale kishte dëshmuar oficeri i shërbimeve të inteligjencës së Britanisë, që gjatë luftës kishte shërbyer në Kosovë, Francis Ladwidge.

Ai në këtë seancë është pyetur për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, kidnapimet, masakrën e Reçakut, stërvitjen ushtarake të Serbisë.

Ladwidge, deklaroi se disa nga dëbimet e shqiptarëve nga Kosova i kishte parë vetë.

Kurse sa i përket stërvitjeve ushtarake nga Serbia, ai tha se e kujton që kishin ndodhur në një pjesë të Shtimës, e jo në Mitrovicë ashtu siç tha mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përveç periudhës shkurt-mars ai tha se stërvitje kishte pasur edhe në dhjetor.

Teksa dëshmitari i 13-të ishte ish-komandant i Zonës së Llapit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i cili e përfundoi dëshminë të martën.

Emmerson, e kishte pyetur Komandant “Remin” për numrin e telefonave satelitor që i posedonte Zona e Llapit gjatë luftës.

“Katër ose pesë të cilët i kam përdorur unë dhe komandantët e brigadave”, kishte thënë ai.

Derisa ky i fundit e ka mohuar se e ka telefonuar ndonjëherë Kadri Veseli

Ndërsa prokurorja Clare Lawson e kishte pyetur Mustafën për qendrat e ndalimit të UÇK-së, kodet, mënyrat e komunikimit, prangosjen e ish-pjesëtarit të policisë së Kosovës, Fadil Syleviqit dhe takimin me komandantin legjendar Adem Jashari në Prekaz.

Po ashtu Komandat “Remi”, është pyetur për qendrat e ndalimit të UÇK-së, kodet, mënyrat e komunikimit, prangosjen e ish-pjesëtarit të policisë së Kosovës, Fadil Syleviqit dhe takimin me komandantin legjendar Adem Jashari në Prekaz.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me vrasje, tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën 1998–1999.

Për këto krime të pretenduara, ZPS-ja pretendon se katër pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ishin në dijeni ose kanë pasur arsye të jenë në dijeni.

Ata akuzohen edhe për pjesëmarrje direkte në frikësim, marrje në pyetje dhe keqtrajtim të të ndaluarve nëpër qendra ndalimi. Akuzat i kanë mohuar në tërësi Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi, e po ashtu edhe mbrojtësit e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore