Gjykata Speciale

Oficeri britanik në Speciale: Ekipet tona pas dëbimit nga Kosova janë zhvendosur në Shqipëri


Francis Ladwidge dhe Gregory Kehoe.

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka vazhduar dëshminë, dëshmitari i 14-të, oficeri i shërbimeve të inteligjencës së Britanisë, Francis Ladwidge.

I cili është pyetur në këtë seancë për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, kidnapimet, masakrën e Reçakut, stërvitjen ushtarake të Serbisë.

Ladwidge, deklaroi se disa nga dëbimet e shqiptarëve nga Kosova i kishte parë vetë.

Kurse sa i përket stërvitjeve ushtarake nga Serbia, ai tha se e kujton që kishin ndodhur në një pjesë të Shtimës, e jo në Mitrovicë ashtu siç tha mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përveç periudhës shkurt-mars ai tha se stërvitje kishte pasur edhe në dhjetor.

Pjesë nga intervistimi i Francis Ladwidge: 

Gregory Kehoe: Ju keni bërë shumë hetime sa i takon rrëmbimeve të ndryshme që kanë ndodhur në janar të vitit 1999. Kidnapimet dhe hetimet që kanë ndodhur siç na thatë në deklaratën tuaj, këto kanë ndodhur pas Reçakut apo jo?

Francis Ladwidge: Për cilat kidnapime e keni fjalën?

Gregory Kehoe: E kam fjalën për kidnapimet që keni përmendur në deklaratat e juaja të dy personave me mbiemrin Krasniqi, Imer Saliviqit, kam përshtypjen që këto i keni përmendur dhe keni thënë se janë kidnapuar pas masakrës së Reçakut, është kështu?

Francis Ladwidge: Mesa më kujtohet këto kanë qenë në fund të shkurtit kurse në fillim të shkurtit ka pasur shumë kidnapime të civilëve shqiptarë nga forcat serbe.

Gregory Kehoe: Gjatë kësaj periudhe, pas Reçakut autoritet ushtarake serbe filluan stërvitjen e tyre të dimrit në jug të Mitrovicës, a ka ndodhur kështu?

Francis Ladwidge: Unë nuk jam vendosur në Mitrovicë, më kujtohet një stërvitje brilante që ka ndodhur në zonën ku ishim vendosur ne, jo shumë larg nga Shtimja.

Unë vetë nuk mund të dëshmoj për intensifikim të pranisë ushtarake ose të stërvitjes ushtarake në zonën tonë, sepse siç thash unë kam qenë në Rahovec dhe gjërat kanë qenë kogja të ngjeshura. Nëqofse se ju thoni që ka pasur stërvitje gjatë dimrit nuk është që kam ndonjë arsye për t’u mos u pajtuar me ju.

Aktivitete ushtarake ka pasur edhe në dhjetor.

Gregory Kehoe: Në periudhën nga marsi deri në qershor të 1999 ish-Jugosllavia, pra forcat serbe dëbuan rreth 863 mijë shqiptarë nga Kosova. A ka ndonjë arsye që të vini në pikëpyetje statistikat e OSBE-së?

Francis Ladwidge: Jo përkundrazi e konfirmoj këtë, ekipet tona pas dëbimit janë zhvendosur në Shqipëri unë vetë kam qenë njëri nga këta persona. Këto janë fakte që janë të vërteta dhe sigurisht që i pranoj plotësisht.

Greogory Kehoe: Duke filluar në shkurt dhe duke vazhduar me radhë popullsia shqiptare e Kosovës është dëbuar me forcë nga forcat serbe, qofshin ato ushtarake, policia apo paraushtarake?

Francis Ladwidge: Po disa nga dëbimet i kam parë me sy të mi.

Greogory Kehoe: Ishit në dijeni për situatën në Mitrovicë dhe ku organizata juaj ka thënë se KFOR-i nuk është ‘i paanshëm’?

Francis Ladwidge: Nuk kam shërbyer në Mitrovicë zotëri avokat, pra përgjigja e pyetjes suaj për aq sa kisha dijeni për Mitrovicën ka qenë e vështirë si kudo tjetër por njohuritë e mija janë të kufizuar e edhe sot është vështirë të përshkruhet kjo situatë.

Pas përfundimit të pyetjeve nga mbrojtja e Thaçit, stafi i gjykatës ka shkuar në pauzë.

Oficeri britanik: Detyra jonë parësore ishte të përcaktonim fatin e 47 personave të zhdukur

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore