Aplikacione

Restoranti më i mirë në Montreal sipas Tripadvisor, nuk ekziston


Është jashtëzakonisht e vështirë të sigurosh një tavolinë në restorantin më të mirë në botë.

Por darkuesit që shpresojnë të shijojnë kuzhinën në Le Nouveau Duluth në Montreal do ta kenë edhe më të vështirë.

Kjo, jo vetëm sepse deri vonë kishte vlerësimin më të lartë të Tripadvisor nga 3 mijë e 678 restorantet e listuara të qytetit.

Në mënyrë zhgënjyese për klientët e mundshëm, një hetim nga “CBC News” ka zbuluar se restoranti është tërësisht fiktiv.

Çka ka ravijëzuar aftësinë për të manipuluar faqet që mbështeten në reagimet e përdoruesve, si dhe turbullirën e përgjithshme të komenteve të restorantit.

Fotografitë e shfaqura për ambientin e restorantit ishin të dyshimta.

Edhe për darkuesit më naivë, lista thuajse e pafund e veçorive të Le Nouveau Duluth mund të ishte dukur e tepërt, duke ofruar afërsinë me një plazh, ngrënie private dhe bufe, muzikë live, një shesh lojërash dhe një mundësi udhëtimi.

Bizneset e vendosura në cep të rrugës Duluth dhe rrugës St-Denis, ku besohej se ekzistonte restoranti, ishin po aq konfuze.

Yoo Jeung, e cila drejton një dyqan lulesh, ka treguar se nuk e kishte idenë se ku mund të ishte restoranti edhe pse supozohet se kishte të njëjtën ndërtesë me biznesin e saj.

Vitet e fundit, si etika e kompanive të udhëtimit, ashtu edhe integriteti i rishikimeve janë vënë nën një kontroll të shtuar.

“Me këtë rast, një dështim në praktikat e moderimit njerëzor nënkuptonte se lista e rreme mbeti e drejtpërdrejtë në platformë më gjatë sesa duhej”, ka njoftuar Tripadvisor në një deklaratë.

“Listat – duke përfshirë komentet dhe fotot e lidhura me listimin – tani janë joaktive”, ka shtuar ai.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore