Shqipëria

Reshje të dendura shiu, probleme në disa qytete


Shqipëria gjatë orëve të fundit është përfshirë nga moti i keq, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa qytete të vendit.

Moti i keq me stuhi të forta ka sjellë përmbytje në Velipojë, duke bërë që uji të vërshojë në në më shumë se 10 biznese dhe hotele që janë ndërtuar pranë bregdetit.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut përmbytje janë shkaktuar edhe në disa rrugë në qytetin e Durrësit. Të përmbytura janë disa rrugë përreth stadiumit, dhe te shëtitorja Taulantia. Shkaku i pëmbytjeve është bërë bllokimi i kanalizimeve. 

Gjithashtu, moti i keq me stuhi dhe reshje shiu ka krijuar probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën e Lezhës. Problemet me energjinë janë shfaqur prej 24 orësh në mbi 20 fshatra në njësitë administrative Kallmet, Balldren dhe Kolsh./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore