Shqipëria

Reshje bore dhe ulje temperaturash, ja çfarë pritet të ndodh në Shqipëri


Dita e shtunë, pritet të sjellë reshje bore në të gjithë territorin e Shqipërisë. Deri pasdite pritet që reshjet e borës të prekin 70% të territorit sipas Meteoalb. Në mbrëmje do të zgjerohet harta e zonave me borë, deri në 97% të territorit.

Temperaturat e ajrit do të luhaten nga -12°C në zonat malore deri në 10°C në ato të ulëta.. E diela do të vazhdojë me të njëjtin ritëm të ulët temperaturash, por që do të jenë më të ftohta, nga -14°C në zonat malore deri në 5°C në zonat e ulëta.

Era do të fryjë me shpejtësi deri në 60 km/h dhe dallgëzimi në dete pritet të jetë deri në 6 ballë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore