Jetesë & Stil

Reperi Fedez, revoltohet kundër politikanëve italian


Reperi milanez, Fedez, gjatë një koncerti të mbajtur më 1 Maj, bëri një monolog në të cilin ai përmendi fraza homofobe të eksponentëve të partive të ndryshme.

Kujtojmë se Fedez, ka muaj tashmë që poston në rrjetet e tij sociale rreth temës së homofobizmit dhe se si është portretizuar ky fenomen nga politikanët e Italisë.

Fedez ka kryer një sulm të drejtpërdrejtë ndaj senatorit Ostellari, fajtor për kundërshtimin e Ddl Zan, Matteo Salvini dhe të gjithë partisë së djathtë.

Gjatë koncertit të 1 Majit, ai diskutoi në skenë betejën në të cilën ka folur me javë të tëra në favor të projekt-ligjit kundër diskriminimit gjinor.

Në monologun e tij ai shpjegoi se Ostellari ka vendosur një projekt-ligj me nismë parlamentare, pra mendim të shumicës së njerëzve, e cila tashmë është aprovuar në Senat.

Por Ostellari është pjesë e një shtrirje politike që me kalimin e viteve është dalluar për luftën e saj të madhe kundër barazisë.

Le të shohim disa nga citimet e listuara nga Fedez, të cilat janë thënë nga politikanë:

“Nëse do të kisha një djalë gay, do ta digjja në furrë”, Giovanni De Paoli, këshilltari rajonal.

“Gays? ata fillojnë të sillen si të gjithë njerëzit normalë. “, Alessandro Rinaldi, këshilltar për zonën Emilia.

“Gays, viktima të transformimeve të natyrës “, Luca Lepore dhe Massimiliano Bastoni, këshilltarët rajonalë Lombardia.

“Homoseksualët janë një fatkeqësi për riprodhimin dhe ruajtjen e specieve.”, Alberto Zelger, këshilltar i partisë së djathtë, në Verona.

“Martesa gay çon në zhdukjen e rracës.”, Stella Khorosheva, kandidate e partisë.

“Ata u japin injeksione fëmijëve për t’i bërë ata homoseksualë.”, kandidati i partisë në Giuliana.

Më pas Fedez theksoi se:”Dikush si Ostellari, ka përparësi të tjera në këtë moment pandemie në krahasim me Zan. Senati nuk kishte kohë për ddl Zan sepse duhej të diskutonte etiketimin e verës, riorganizimin e Conit, shtesën e dy-gjuhësisë për policët e Bolzanos. Pra, sipas Ostellari ndoshta e drejta për pension vjetor të Formigoni është më e rëndësishme sesa mbrojtja e të drejtave të gjithë njerëzve që diskriminohen çdo ditë deri në dhunë. Dhe duke folur për të drejtën e jetës, ultra-katoliku Jacopo Coghe, muajt e fundit ka qenë zëri i parë që ngrihet kundër ddl Zan. Megjithatë, anti-abortisti nuk e kuptoi që Vatikani investoi më shumë se 20 milion euro në një kompani farmaceutike që prodhon pilulën e mëngjesit. Të dashur anti-abortistë, i dashur Pillon, ju keni humbur shumë kohë duke kërkuar armikun jashtë dhe nuk keni vërejtur se atë e keni në shtëpi. Ç’histori e trishtë!”

Para se Fedez të dilte në skenë, sekretari, Matteo Salvini kishte urdhëruar që të mos kishte mitingje të krahut të majtë, pa dashur të përmendë drejtpërdrejtë emrin e reperit.

“Koncertet kushtojnë rreth 500,000 euro për italianët…”,tha udhëheqësi i Carroccio.

Ndërsa Fedez iu përgjigj: “Unë shkoj falas dhe paguaj bashkëpunëtorët e mi që nuk kanë punuar për një vit”, duke specifikuar se ai mori ‘çdo përgjegjësi’ në monologun e tij dhe duke pretenduar lirinë e shprehjes së një artisti në skenë.

Pas ndërhyrjes së këngëtarit, Salvini iu përgjigj Fedez në Facebook:E dua Lirinë. E dua muzikën, artin, buzëqeshjen. Unë e dua dhe mbroj lirinë për të menduar, për të shkruar, për të folur, për të dashur. Të gjithë mund ta duan këdo që duan, ashtu si dëshirojnë, aq sa dëshirojnë. Dhe ata që diskriminojnë ose sulmojnë duhet të ndëshkohen, siç kërkohet me ligj. “

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore