Shqipëria

Rënie me mbi 15% e aksidenteve rrugore nga shtatori i kaluar


Këtë shtator kanë ndodhur 89 aksidente rrugore nga 105 të ndodhura në muajin shtator të vitit të kaluar.

Çka rezulton në një rënie të numrit të aksidenteve me 15,2 për qind, sipas të dhënave nga INSTAT-i.

Sakaq, numri i të aksidentuarve është 134 persona nga 141 që ishte shtatorin e kaluar.

Në 85,4 për qind të rasteve, këto aksidente kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Aksidentet rrugore dhe të aksidentuarit (të vrarë e të plagosur), Shtator 2018 – Shtator 2022

Dhe se numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 24,7 për qind të numrit të aksidenteve në total.

Në këtë grup-moshë, aksidentet janë ulur me 37,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, në nëntëmujorin e vitit 2022, numërohen 884 aksidente rrugore nga 1 mijë e 24 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 13,7 për qind.

Aksidentet rrugoredhe numri i të aksidentuarve sipas gjinisë

Kurse numri i të aksidentuarve është 1 mijë e 257 persona nga 1 mijë e 391 persona të aksidentuar në nëntëmujorin e vitit 2021.

Në 12,7 për qind të rasteve, aksidentet rrugore në nëntëmujorin e vitit 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 30,0 për qind.

Aksidentet rrugore sipas përdoruesve të rrugës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore