Shqipëria

Rektori i Mjekësisë me detyrim paraqitje, cilët janë zyrtarët e tjerë me urdhër-arreste për koncesionarin e sterilizimit?


Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar një mori urdhër-arrestesh, sa i takon një çështjeje tepër të nxehtë, e cila lidhet me dosjen e njohur si “Koncesioni i sterilizimit”, ku në pranga kanë përfunduar aktualisht ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, si edhe biznesmeni fitues i tenderit, Ilir Rrapaj.

I pari, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe i dyti, për mashtrim me pasoja të rënda.

Rrapaj përftoi tenderin me vlerë 100 milionë euro, për ngritjen e një qendre sterilizimi në QSUT, e cila kurrë nuk mori jetë.

Megjithatë, të tjerë persona janë po ashtu të përfshirë në ngjarje.

Në arrest shtëpie, me urdhër të SPAK, janë lënë edhe drejtori ekonomik i Ministrisë, Saimir Kadiu, si edhe drejtoresha juridike, Marsela Serjanaj.

Ka ndërkohë edhe disa urdhra për detyrim paraqitje, ku përfshihet edhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, njëkohësisht shefi i kirurgjisë pranë QSUT, Arben Gjata.

Po ashtu, detyrim paraqitje ka edhe për shtetasit Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

Koncesioni i sterilizimit – Në pranga ish-zv.ministri i Shëndetësisë, 9 arrestime të tjera të pritshme

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore