Lajme

Reforma zgjedhore në Hong Kong, LegCo miraton ligjin ‘patriotë’


Parlamenti në Hong Kong, të enjten e 27 majit, ka miratuar një ligj të diskutueshëm të reformës zgjedhore, që synon të mbajë larg njerëzit që Kina i konsideron “jo patriote” nga pozicionet e pushtetit politik.

Ligji u miratua nga një shumicë dërrmuese në parlamentin e Hong Kong-ut, Këshillin Legjislativ (LegCo), i cili është dominuar nga ligjvënësit pro-Pekinit që nga një largim masiv i opozitës vitin e kaluar.

Projekt-ligji do të nënshkruhet në ligj së shpejti nga ekzekutivi i qytetit Carrie Lam, i cili ka thënë se komiteti i ri i vetingut nuk do të diskriminojë njerëzit për pikëpamjet e tyre politike, por përkundrazi do të heqë “jo-patriotët”.

Reforma do të lejojë një panel pro-Kinë të verifikojë dhe të zgjedhë kandidatët, duke zvogëluar përfaqësimin demokratik.

Kritikët paralajmërojnë se është krijuar për të hequr të gjitha kundërshtimet nga parlamenti, duke lejuar Pekinin të forcojë kontrollin e tij mbi Hong Kong-un.

Kjo është cilësuar masa e fundit e krijuar për të goditur disidencën në Hong Kong.

Që kur ligji i reformës zgjedhore u iniciua nga qeveria kineze në muajin mars, ai ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, duke përfshirë SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë vitit të kaluar një numër në rritje i aktivistëve pro-demokracisë janë arrestuar sipas një ligji të veçantë të sigurisë kombëtare që hyri në fuqi vitin e kaluar.

Cilat janë ndryshimet?

Kandidatët për LegCo të Hong Kong-ut do të emërohen nga Komiteti Zgjedhor. Një organ i fuqishëm i cili deri më tani zgjidhte vetëm zyrtarin më të lartë të qytetit, shefin ekzekutiv.

Çdo deputet i ardhshëm, anëtar i Komitetit Zgjedhor ose kandidat për shef ekzekutiv do të verifikohet nga një komision i veçantë i shqyrtimit, duke e bërë më të lehtë për të ndaluar këdo që konsiderohet si kritik ndaj Pekinit.

Ka edhe ndryshime në vetë LegCo-s, duke zbehur ndikimin e deputetëve të zgjedhur drejtpërdrejtë.

Ndërsa vendet e përgjithshme do të rriten nga 70 në 90, numri i përfaqësuesve të zgjedhur drejtpërdrejtë do të bjerë nga 35 në 20.

Dyzet vende do t’u shkojnë deputetëve të zgjedhur nga Komiteti Zgjedhor, ndërsa 30 do t’u jepen deputetëve të zgjedhur nga interesa të veçantë si biznesi, bankat dhe tregtia, të cilat historikisht janë gjithashtu pro-Pekinit.

Opinioni publik

Goditja e autoriteteve ndaj disidencës e ka bërë të vështirë vlerësimin e asaj që njerëzit në Hong Kong mendojnë me të vërtetë për reformat. Politikanët e opozitës, janë ata që preken më drejtpërdrejtë nga ndryshimi.

Ata do ta vendosin Hong Kong-un “20 vjet mbrapa”, tha Lo Kin-hei, kryetar i Partisë Demokratike të opozitës, ndërsa një tjetër anëtar i partisë akuzoi Pekinin për “shkeljen e demokracisë”.

Lee Jonghyuk, një profesor asistent në Universitetin Teknologjik Nanyang të Singaporit, tha se temat e ndjeshme të bisedës “do të zhdukeshin natyrshëm” nën këto rrethana.

“Njerëzit do të vetë-censurojnë veten e tyre, dhe kjo është e qëllimshme”.

Cili është sfondi?

Hong Kong-u një ish-kolonia britanike iu kthye Kinës në vitin 1997 nën një model të quajtur “një vend, dy sisteme”.

Sipas marrëveshjes, e cila i dha territoreve liri jo të disponueshme në territorin e Kinës, Hong Kong gjithashtu kishte mini-kushtetutën e tij dhe një parlament të zgjedhur.

Këto liri janë të përfshira në mini-kushtetutën e Hong Kong-ut, Ligjin Themelor, i cili duhej të zgjaste deri në vitin 2047.

Por frika se ky model po gërryhej çoi në protesta të mëdha pro-demokracisë në vitin 2019.

Protesta u kthyen në dhunë vitin e kaluar, kur Pekini miratoi një ligj të diskutueshëm të sigurisë kombëtare. Ky ligj në mënyrë efektive zvogëlonte autonominë e Hong Kong-ut, duke e bërë më të lehtë dënimin e demonstruesve.

Në mars të këtij viti, rezoluta “patriotë që qeverisin në Hong Kong” u miratua në territorin e Kinës.

Ndryshimet vijnë muaj pasi disa ligjvënës të opozitës u s’kualifikuan, gjë që çoi në dorëheqjen e të gjithë opozitës në LegCo.

Nëse një veto e ardhshme i mban kritikët larg Këshillit Legjislativ, sikletet e tilla publike do të ishin shumë më pak të mundshme.

Votimi i parë nën ndryshimet, i cili do të zgjedhë anëtarët e LegCo, do të mbahet në dhjetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore