Shqipëria

Shqipëria kalon 632 mijë vaksinime


Janё kryer 10 mijё e 169 vaksinime ditёn e sotme. Lajmin e ka bёrё tё ditur ministrja e Shёndetёsisё, Ogerta Manastirliu pёrmes njё postimi nё median sociale Facebook.

Deri tani Shqipёria ka realizuar 632 mijё e 676 vaksinime, nёpёrmjet fushatёs sё saj tё vaksinimit anti-Covid 19, “Shqipёria Buzёqesh”.

Që prej fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me fushatat më të suksesshme të dozave të administruara për banor.

Katër janë vaksinat e përdorura në vendin tonë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se mbi 100 mijë qytetarë, i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

Situata në spitale shfaqet më e qetë dhe në rënie të dukshme.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani mbi 760 mijë doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milionë doza.

Janë duke marrë dozën e tyre të parë punonjësit e fabrikave me material porositës dhe ata të industrisë së turizmit.

Po ashtu vazhdon rivaksinimi masiv i popullsisë me dozën e dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore