Sport

Real Madrid për raportin e Mundo Deportivo-s: Është i rremë, absurd dhe i pamundur


Dy klubet spanjolle, Real Madrid-i dhe Barcelona janë në vështirësi financiare dhe nuk kanë më dy yjet Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi që drejton linjën e tyre.

Kjo është arsyeja pse të dy skuadrat kërkonin të fillonin një Superligë Evropiane, të udhëhequr nga presidenti i Realit, Florentino Perez.

Këto plane u rrëzuan pasi klubet nga Premier League u tërhoqën.

Sipas gazetës, Mundo Deportivo, thuhet se madrilenët po shikonin të bashkoheshin me Premier Ligën, dhe të largohen nga La Liga dhe presidenti spanjoll i futbollit, Javier Tebas.

Por, në një komunikatë zyrtare, Real Madrid kanë thënë se ky informacion është i rremë, absurd dhe i pamundur.

“Duke pasur parasysh informacionin e botuar sot nga gazeta Mundo Deportivo, në të cilën thuhet se klubi ynë studioi mundësinë e kalimit nga LaLiga në Premier, Real Madrid dëshiron të pohojë se ky informacion është krejtësisht i rremë, absurd dhe i pamundur dhe synon vetëm të shqetësojë klubin tonë”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore