Sport

Reagon për herë të parë pas dëmtimit Berat Gjimshiti (FOTO)


Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti do të jetë një nga mungesat e mëdha të kuqeizinjëve në përballjen me Poloninë.

Gjimshiti u dëmtua në ndeshjen e fundit të kombëtares përballë Hungarisë në “Puskas Arena” pas përplasjes me portierin Etrit Berisha.

Pas operacionit mbrojtësi i Atalanta-s ka reaguar në profilin zyrtar në Instagram.

“Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen në ditët e fundit. Operacioni ishte i suksesshëm dhe do kthehem sa më shpejtë në fushë. Sonte do të bëj tifo nga shtëpia dhe i uroj shumë fat shokëve të skuadrës”, shkruan Gjimshiti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore