Lajme

Reagon Cramon pas raportimeve se shqiptarëve po u fshihen emrat nga listat e votimin në Serbi


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar në Twitter të Teuta Fazliut e cila bëri të ditur se emri i saj është fshirë nga lista e votimeve në Bujanoc në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë.

Cramon i kërkoi këshilltares për Punë të Jashtme në PE, Gesa Storz, që të sigurohet që këto raste të jenë mjaftueshëm të dokumentuara në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues dhe në dekalaratën e Parlamentit Evropian.

“Sot nuk munda të votoj, sepse vendi im më fshiu nga lista e votuesve sepse jam shqiptare. Bujanoci është qyteti im, aty kam lindur e jam rritur”, shkroi Fazliu.

“Gresa Storz, ju lus që të siguroheni që këto raste të jenë mjaftueshëm të evidentuara në raportin preliminar të Misionit Vëzhgues dhe në deklaratën e Parlamentit Evropian!”, shkroi Viola von Cramon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore