Sport

Raundi i të 16-ave në Wimbledon, cilat ndeshje zhvillohen sot?


Wimbledon fillon ditën e saj të pestë.

Sot fillon raundi i të 16-ave, me tetë nga 16 takime që zhvillohen sot.

Tani, në orën 12:00, po zhvillohen dy ndeshje.

Italiani Fabio Fognini, në “All England Club”, është duke u përballur me rusin Andrey Rublev, që është numri shtatë në renditjen ATP.

Fituesi i kësaj ndeshje, do të përballet me fituesin e ndeshjes që nis në orën 14:00, ajo mes Diego Shwartzman, dhe hungarezit Marton Fucsovics.

Ndeshja tjetër që po zhvillohen tani është ajo mes amerikanit Frances Tiafoe dhe rusit Karen Khachanov.

Fituesi i këtij dueli do të ndeshet me fituesin e ndeshjen që fillon në orën 16:00, mes anglezit Daniel Evans dhe amerikanit Sebastian Korda.

Me fillim në orën 13:30, kiliani Cristian Garin, përballet me spanjollin Pedro Martinez.

Triumfuesi i këtij takimi, përballet me fituesin e takimit Novak Djokovic – Denis Kudla.

Kampioni në fuqi i Wimbledon, nis takimin e tij në orën 15:30.

Në orën 15:00, gjermani Dominik Koepfer, do të ndeshet me numrin dhjetë të ATP, spanjollin Roberto Bautista-Agut.

Fituesi i duelit Koepfer – Bautista-Agut, përballet me fituesin e duelit Denis Shapovalov – Andy Murray.

Murray, heroi vendas, po kërkon rikthimin në formën më të mirë, duke iu kthyer triumfit në Wimbledon.

Ish-numri një i botës, e nis duelin përballë kanadezit Shapovalov në orën 18:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore