Shqipëria

Rastësia e çuditshme e agresorit të Berishës – Me të njëjtën veshje, si në Facebook, si në sulm


Gert Shehu, është personi i identifikuar si qytetari, i cili goditi me grusht në fytyrë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një tubimi të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ditën e Samitit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Berisha, në kohën kur po i drejtohej një foltoreje të improvizuar në bulevard, u godit pikërisht nga Shehu, i cili më pas u dhunua nga truprojat e ish-kryeministrit dhe mbështetës të tij.

Interesi i mediave për të gjetur të dhëna rreth tij ishte pa diskutim i lartë dhe një detaj interesant bie në sy, ku Shehu, ka vetëm një llogari aktive në median sociale Facebook.

Një llogari, e cila ka vetëm 13 miq dhe një foto profili, atë të vetë Shehut, aty ku duket se është në shtëpi.

Por, një detaj është i çuditshëm, pasi ai, mban veshur të njëjtën pulovër, me të cilën gjendej kur sulmoi Berishën.

Një pulovër me kapuç, e kuqe dhe blu. Asnjë të dhënë tjetër.

Rastësi? Për tu parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore