Përballje

Rashica me asistim perfekt për Icardi-n, Galatasaray kalon në epërsi ndaj Besiktas-it (VIDEO)


Milot Rashica është duke vazhduar me formë fantastike me skuadrën e Galatasaray-t.

Sulmuesi i Kosovës dhuroi një asistim perfekt për Mauro Icardi-n, i cili e kaloi ekipin e tij në epërsi në derbin e futbollit turk ndaj Besiktas-it që është duke u zhvilluar ende.

Aksioni ishte shumë i mirë nga ana e mysafirëve, kur Rashica asistoi për argjentinasin që shënoi për 0:1.

Kujtojmë që ky ishte asistimi i pestë për Milotin, derisa ai numëron edhe katër gola në 21 paraqitje në elitën e futbollit turk.

Galatasaray është duke shkuar me hapa të sigurt drejt titullit kampion, teksa në rast se fiton këtë ndeshje, atëherë do të ketë 73 pikë, gjashtë më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë dhe 11 më shumë se Besiktas i vendit të tretë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore