Lajme

Raporti i IOM-it: 5 mijë e 909 migrantë vdiqën vitin e kaluar


Të paktën 5 mijë e 909 migrantë të paligjshëm vdiqën në vitin 2022 në kërkim të një jete më të mirë.

Kjo, sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Në raport thuhet se 2 mijë e 406 emigrantë kanë vdekur në Mesdhe dhe 1 mijë e 318 emigrantë kanë vdekur në Amerikë, transmeton agjencia “Anadolu”.

Rreth 1 mijë vdekje u regjistruan në Afrikë dhe 157 në Evropë.

93 emigrantë vdiqën në Azinë Perëndimore.

IOM-ja njoftoi se, si pjesë e Projektit të Migrantëve të Zhdukur, i cili regjistron emigrantët që vdiqën në kufijtë shtetërorë, ose në procesin e migrimit në një destinacion ndërkombëtar, vdekjet e 53 mijë e 568 personave janë regjistruar që nga viti 2014.

Gjatë kësaj periudhe, rruga më vdekjeprurëse ishte Mesdheu qendror, ku të paktën 20 mijë e 419 njerëz vdiqën gjatë asaj periudhe.

Shkaku më i zakonshëm i vdekjes ishte mbytja, e cila u regjistrua për 21 mijë e 156 persona.

Eshtrat e 22 mijë e 919 personave që humbën jetën gjatë migrimeve nuk janë gjetur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore