Përballje

Rangnick nuk do të jetë në stol për Arsenal-in


Formacionin do ta zgjedh, në stadium do të jetë, ndeshjen do ta shikojë, por takim përballë Arsenal-it nuk do të jetë zyrtarisht i pari i Rangnick në stolin e United.

Këtë e ka bërë të ditur BBC Sport, me një raportim gjatë mëngjesit të sotëm.

Problemet me vizë dhe koha e pandëmisë, e bëjnë thuajse të pamundur që gjithçka të rregullohet në kohë për ndeshjen me Arsenal-in.

Mirëpo, asgjë nuk e ndal Rangnick-un që të stërvisë skuadrën e United.

Pra, pas zyrtarizimit nga Manchester United, gjermani ka çdo të drejtë që të ketë fuqi vendim marrëse mbi klubin.

Për sfidën e 2 dhjetorit me Arsenal-in, Michael Carrick do të jetë zyrtarisht trajneri në stolin e United, për ndeshjen e tij të tretë dhe të fundit në drejtim të djajve.

Rangnick u zyrtarizua gjatë të hënës si trajneri i ri i Manchester United.

63-vjeçari do të jetë në stolin e djajve deri në fund të këtij sezoni, ku pastaj do të marrë pozitë drejtuese në bordin e klubit.

Më parë, Rangnick ka drejtuar skuadrat e RB Leipzig dhe RB Salzburg, duke arritur sukses me të dy klubet.

Tifozët e Manchester United janë shprehur shumë të lumtur për emërimin e tij, dhe shpresojnë që me të në krye skuadra do t’i kthehet rezultateve pozitive pas shumë kohësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore