Shqipëria

Rama viziton kantierin e punimeve të UBT-së


Kryeministri, Edi Rama, ka vizituar të martën, kantierin e punimeve në Universitetin e Bujqësorit (UBT).

Ai ishte i shoqëruar nga ministrat, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi.

“Ndryshim radikal se përveçse do akomodohen studentët me standarde evropiane, krijon gravitet komplet tjetër për të gjithë zonën. Do rrisë vlerën e pronave dhe pasurive e UBT-së si destinacion studimesh”, tha Rama për mediat.

Rindërtimi nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit nuk përfshiu vetëm shtëpi e shkolla të reja, por edhe konviktet e studentëve të UBT-së.

“Po ndërtohen 8 godina të reja konviktesh me hapësira fjetjeje, studimi, ngrënieje, rekreacioni, të ideuara nga arkitekti i famshëm Winny Maas, për 2 mijë e 200 studentë”, ka shkruar Rama, në statusin e publikuar në facebook.

Ndërkaq, studentët që kanë banuar në këto ndërtesa janë trajtuar nga Bashkia e Tiranës me bonus qiraje. Familjet që  disa nga godinat studentore u trajtuan me politika strehimi.

Sipas ministres së Arsimit , Evis Kushi, projekti i kampusit universitar është arritje e rëndësishme, jo vetëm në kuadër të procesit rindërtimit. Ajo është shprehur se, projekti është një vlerë e shtuar e “Paktit të Universitetit”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore