Shqipëria

Rama takohet me zyrtarët amerikanë në Konferencën e Sigurisë: Diskutuam për planin franko-gjerman


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Evropën në Senatin Amerikan dhe senatorin, Chris Van Hollen.

Rama ka bërë me dije se me dy zyrtarët amerikanë ka folur për planin franko-gjerman dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës.

Po ashtu numri një i Qeverisë ka bërë me dije se temë diskutimi është rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi.

Politikanë të lartë dhe udhëheqës ushtarakë nga e gjithë bota po takohen sot në Gjermani, me zyrtarë ukrainas që pritet të flasin në konferencën e sigurisë.

E mbështetur nga dhjetëra mijëra rezervistë, Rusia ka intensifikuar sulmet tokësore në të gjithë Ukrainën jugore dhe lindore dhe, me afrimin e përvjetorit të parë të pushtimit të saj të 24 shkurtit, një ofensivë e re e madhe ruse duket se po merr formë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore