Sport

Rama ‘sfidon’ Markun para ndeshjes për titullin WBC


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamjet nga takimi me boksierin shqiptar Florian Marku.

Në njërën prej fotove, madje kreu i qeverisë e sfidon Markun në një shikim “sy për sy” duke e sfiduar para ndeshjes për titullin e peshave WBC.

Rama shkruan se është i nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku.

Ky i fundit, të enjten e 25 gushtit do tentojë të fitojë në “Air Albania Arena” gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC.

Për herë të fundit në ring, Marku u ngjit më 2 prill të këtij viti, kur triumfoi ndaj Chris Jenkins në Newcastle, Angli.

Në këtë ndeshje ai mbrojti titullin ndërkombëtar IBF për peshat e lehta.

Boksieri me origjinë nga Lushnja, pas një serie grushtesh, arriti ta nxirrte me KO (knockout) britanikun në raundin e katërt.

Në karrierën e tij si profesionist, ai numëron 11 fitore, shtatë nga të cilat me KO.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore