Shqipëria

Rama: Rruga e Arbrit, ëndrra 100 vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar në median sociale në Facebook, një video ku tregohej ecuria e punimeve në “Rrugën e Arbrit”.

Rama shpjegon se ura, që është ndërtuar mbetet një nga më të vështirat.

“Ja edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon!  Për këtë vepër shumë komplekse u desh të hapen fillimisht, tuneli 3 dhe 4, që pastaj të ngriheshin themelet e saj. Me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e by-pass-it të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur. Edhe pak durim dhe ëndrra 100 vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

Rruga e Arbrit është rrugë në ndërtim e sipër, e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën me një gjatësi prej rreth 75 kilometra.

Rama më herët e ka cilësuar një projekt shumë të rëndësishëm dhe ka premtuar se do të përfundojë shumë shpejt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore