Rama përgëzon vendimin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së: Presim vulosjen e anëtarësimit, Këshillit të Evropës i mungon një gur themeli si Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar Kosovën për një hap historik si ai i vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pro anëtarësimit të Kosovës në organizatë.
Përmes një publikimi në Facebook, Rama shkruan se ky është një hap historik, i sapo hedhur në parlamentarët e KiE-së.
“Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Evropës”, shkruan kreu i Qeverisë.
Teksa ai tashmë pret hapin e fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:
“VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut evropian të Këshillit të Evropës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm”.
“Forca KOSOVË”, përmbyll Rama.
Po ashtu, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e ka përshëndetur vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës sa i takon rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në organin e lartë evropian.
Përmes një publikimi në X, ish-Twitter, kreu i shtetit ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar dhe që e kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
“Pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe momentin e merituar për të festuar”, përmbyll presidenti Begaj.
Më herët, ministripër Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka përgëzuar Kosovën për një arritje tejet të rëndësishme, ku Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka vendosur pro anëtarësimit të saj në organizatë.
Përmes një komunikatë në X, ish-Twitter, Hasani shkruan se ky është një çast historik për Kosovën.
“Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimi i Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj”, shkruan kryediplomati shqiptar.
Ai shprehet më tej se ky është një hap vendimtar drejt një bashkëpunimi më të madh, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.
“Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane”, përmbyll Hasani. “Ndalesa tjetër: Komiteti i Ministrave!”.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro raportit për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Për miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, kanë qenë 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime.
Para miratimit të raportit, Asambleja Parlamentare e KiE-së, i hodhi poshtë të gjitha amendamentet e propozuara nga Serbia.
Për t’u bërë anëtare e plotë e KiE-së, Kosovës i ka mbetur vetëm edhe një hap: votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Lejuan ndërtimin e paligjshëm në Patok, arrestohet drejtori i IMT-së në Kurbin dhe pezullohen inspektorët
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Bardhi: Kuvendi të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj Rai 3
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës