Shqipëria

Rama për rritjen e çmimit të naftës: Është problem i përgjithshëm, shihni dhe Kosovën


“Rritja e çmimit të naftës është një problem i përgjithshëm sot, mjafton të shihni Kosovën”.

Ky është komenti i kryeministrit Edi Rama, mbi rritjen e fundit të çmimit të karburantit në vend.

Në tërësi, rritja konsiston në 8 lekë për litër që prej fillimit të vitit. Ndërsa, çmimi po i afrohet kuotës së 200 lekëve për litër, një vlerë e parë vetëm përgjatë krizës së madhe të naftës në vitet 2000.

Nga ana tjetër, në Kosovë, ka pasur po ashtu një rritje të çmimit të naftës. Aktualisht ai është në vlerën e 1.27 eurove për litër. Kjo e shifër është më e larta për sa i përket karburanteve ndër vite.

Nga ana tjetër, Rama shkruan nëpërmjet një komenti në Facebook edhe mbi rimbursimin e energjisë elektrike. Sipas tij, ajo rimbursohet për konsumatorët familjarë dhe për biznesin e vogël. Pra, ka një fashë të mbrojtur, të mbuluar nga shteti, për të mos i rënduar në xhepa konsumatorëve.

Mbi rrogat, Rama thekson se ato janë rritur dhe ajo do të vijojë.

Gjithsesi, rritje jashtë mundësive e kapaciteteve të Shqipërisë, nuk do të ketë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore