Shqipëria

Rama: Kongresi ndryshe nga herët e tjera, i hapur për grupet e interesit


Më datë 6 prill, ashtu siç ishte paralajmëruar disa ditë më parë, është zhvilluar Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste (PS).

Lideri i PS-së, Edi Rama, e ka cilësuar këtë Asamble si të domosdoshme, për të diskutuar pikat e agjendës së Kongresit, i cili do të mbahet më 9 prill.

Sipas tij, ky Kongres do të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera, pasi do të jetë i hapur për grupet e interesit.

Pasi parashtroi mbajtjen e sesioneve, ai tha se do të hidhet në votim zgjerimi i Sekretariatit të PS-së, me plot dy sekretarë.

Nga ana tjetër, numri një i Qeverisë njoftoi se nesër, më 7 prill, do të publikohen të dhënat e Këshillimit Kombëtar.

Në fund të fjalimit të tij, ai u bëri një kërkesë deputetëve socialistë, që të angazhohen gjatë Kongresit.

“Kjo, në mënyrë që Kongresi të mos jetë një paraqitje informuese, por të ketë brenda shpirtin kritik”.

Për Ramën, Partia Socialiste ka një detyrë të rëndësishme, atë të bashkimit.

“PS-ja do të vijojë fitoren edhe nëse është opozitë e vetes së saj”, përmbylli ai.

Në këtë mbledhje, e cila u mbajt online, foli edhe Sekretarit i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

Pasi shpjegoi agjendën e Kongresit, ai theksoi se kryetarët në 61 degët e PS-në në vend kanë të drejtën e rikandidimit.

Sipas tij, në bazë të rregullave të reja, kjo ndërprerje e mandatit të kryetarëve të degëve bëhet për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore