Shqipëria

Kryeministri Rama: Thumana, modeli urban


“Thumana do të kthehet në model urban”.

Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të mërkurën e 28 prillit nga Thumana, ku së bashku me ministrin e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, kanë inspektuar punimet për rindërtimin.

Numri një i qeverisë ka theksuar faktin se, edhe pse ky muaj ka qenë në proces zgjedhor, puna për rindërtimin e saj ka ecur dhe nuk është lënë më mes për asgjë.

Në Thumanë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 u shembën shumë ndërtesa.

Ahmetaj bëri me dije se kanë mbaruar punimet për rindërtimin e shkollave, të cilat qenë të financuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Ndërkohë kryeministri, i cili fitoi dhe mandatin e tretë qeverisës, në zgjedhjet e 25 prillit, nuk i kurseu batutat.

“Paskeni punuar fort këto tri javë. Ritmi s’ka rënë fare. E paskeni ditur se zgjedhjet do t’i fitojmë”.

Në përmbyllje, Rama tha se, deri në shtator, çdo gjë do të jetë e përfunduar.

Ndërkohë Qeveria Rama nisi financimet duke alokuar fonde dhe donacione të huaja për rindërtimin e saj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore