Shqipëria

Rama i bashkohet apelit të SHBA-ve dhe BE-së për Kosovën: Mos ecni në këtë shteg të rrezikshëm dhe të panevojshëm


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas përshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës duke bërë thirrje që të “mos ecet më tej në këtë shteg”, ndërsa i bashkohet apelit të ndërkombëtarëve – SHBA-ve dhe BE-së.

“Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan kreu i Qeverisë.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?!”, pyet ai.

“Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!”, thekson Rama duke kujtuar edhe reagimet e SHBA-ve dhe BE-së.

Krejt çfarë ndodhi gjatë ditës së sotme në Veri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore