Shqipëria

Rama drejt Turqisë, finalizim i marrëveshjes për vaksinat


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të udhëtojë drejt Turqisë për të arritur marrëveshjen për një sasi vaksinash kineze, me një distributor turk.

Një ditë më parë, në Kuvend u bë me dije se blerja e vaksinave kineze nuk është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë me Republikën Popullore të Kinës.

Blerja do të realizohet nëpërmjet distributorit turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”. Në aktin normativ sqarohet se kjo kompani turke është distributor i autorizuar nga firma kineze Sinovac.

Aktualisht Shqipëria ka në përdorim tre lloje vaksina të cilat janë Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.

Vizita e kryeministrit në Turqi vjen një ditë para çeljes zyrtarisht të fushatës elektorale.

Më herët Partia Socialiste njoftoi nisjen e betejës elektorale drejt 25 prillit, ditën e enjte nga sheshi “Skënderbej”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore