Sport

Raheem Sterling – Liverpool, a do ribashkohen?


Liverpool-i po kërkon rikthimin e Raheem Sterling në klub gjashtë vite pasi ai u largua për te Manchester City.

Raheem Sterling ishte futbollist i Liverpool-it në sezonet 13/14, 14/15 dhe 15/16.

Sterling, së bashku me Daniel Sturridge dhe Luis Suarez formuan një treshe shumë të frikshme.

Tani, pas gjashtë viteve, duket se Raheem ka humbur vendin e titullarit te Manchester City.

Ardhja e Jack Grealish nga Aston Villa, i ka limituar në maksimum minutat e Sterling nën drejtimin e Guardiola-s.

Edhe futbollistë si Ferran Torres dhe Riyad Mahrez janë para tij në listë.

Kontrata e Raheem Sterling skadon në vitin 2023, dhe Liverpool-i mund ta marrë verën e ardhshëm për një çmim të reduktuar.

Në mënyrë që të mos e humb me parametra zero, City duhet të bëjë çmos që Sterling-un ta shesë gjatë verës së ardhshme.

Deri tani këtë sezon, Sterling ka startuar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e Manchester City-t.

Një rikthim në “Anfield” nuk është më i pamundur, me Liverpool-in që është shumë i interesuar që të rikthejë Sterling-un.

Ky transferim i mundshëm, do të thotë që pozita e Sadio Mane-s në klub mund të mos jetë e sigurt.

Pa marrë parasysh se a është te Liverpool-i apo diku tjerër, me shumë mundësi Raheem Sterling po kalon sezonin e fundit te Manchester City.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore