Lajme

Qyteti i fundit i Fukushima-s mirëpret banorët e tij të parë


Në fund të muajit të kaluar, Yoichi Yatsuda, për herë të parë në më shumë se një dekadë, fjeti në shtëpinë e tij.

Si banor i Futaba-s, qytet nën hijen e termocentralit bërthamor të shkatërruar në Fukushima Daiichi, të kalonte natën në shtëpinë e tij i dukej një ëndërr e parealizueshme.

70-vjeçari ështe një nga dhjetëra mijëra njerëz, të cilët u detyruan të iknin dhe të fillonin një jetë në harresë, pasi uzina bërthamore pati një shkrirje të trefishtë në mars 2011.

Teksa Japonia u trondit pas tërmetit dhe cunami,  që vrau më shumë se 18 mijë njerëz, duke shkaktuar  katastrofën më të keqe bërthamore në botë që nga Chernobyl-i, Yatsuda dhe gruaja e tij, Analisa, si dhe rreth 160 mijë banorë të tjerë të prefekturës Fukushima paketuan disa sende dhe u larguan me idenë se do të ktheheshin brenda pak javësh.

“Nëse do të më kishit thënë në fillim se do të më duhej të prisja kaq gjatë për t’u kthyer në shtëpinë time, do të kisha hequr dorë menjëherë”, tha Yatsuda, çiklist profesionist në pension, i cili që nga fatkeqësia ka jetuar në më shumë se 10 vende.

Futaba është i fundit nga dhjetëra qytetet dhe fshatrat që i kanë dhënë fund statusit të tyre si zona të ndaluara.

Sot, çifti po përpiqet të rindërtojë jetën e tyre në Futaba, i fundit nga dhjetëra qytete dhe fshatra që i kanë dhënë fund statusit të tyre si zona të ndaluara.

Nivelet e rrezatimit, më në fund, u konsideruan mjaft të ulëta dhe njerëzit mund të kthehen në banesën e tyre.

Ata bënë vizita periodike për të riparuar dhe rinovuar shtëpinë e tyre, të cilat ishin “pushtuar” nga derri i egër.

Kthimi i Yatsuda-s në shtëpi ka qenë i hidhur.

Para katastrofës, Futaba ishte shtëpia e rreth 7 mijë njerëzve. Vetëm 15 banorë aplikuan për të marrë pjesë në gjyq dhe deri më sot vetëm tre, duke përfshirë Yasuda dhe gruan e tij, janë rikthyer.

Shumë nga ish-fqinjët e tij kanë gjetur punë dhe kanë ndërtuar jetë të reja në pjesë të tjera të rajonit dhe në mbarë Japoninë.

Në një sondazh nga agjencia e rindërtimit, vetëm 10% e ish-banorëve të Futaba-s thanë se do të dëshironin të ktheheshin, ndërsa 60% nuk ​​kishin plane të ktheheshin.

Ata me fëmijë të vegjël ngurrojnë më shumë të mendojnë të kthehen në një qytet që nuk ka shkolla, dyqane, restorante, spitale apo shërbime publike.

Ata me shtëpi që i mbijetuan cunamit – i cili vrau 50 njerëz në Futaba – i janë shkatërruar ato, duke e lënë qytetin të mbushur me parcela boshe toke.

Fqinji i vetëm i Yatsuda – megjithëse ai jeton pak larg me makinë – është Yasushi Hosozawa, i cili jeton në një dhomë të vogël mbi një vend parkimi.

Yasushi Hosozawa

“Kam lindur këtu dhe gjithmonë kam ndjerë se nëse do të më jepej ndonjëherë mundësia të kthehesha, atëherë do ta shfrytëzoja”, tha Hosozawa, gruaja dhe djali i të cilit drejtojnë një restorant në një qytet tjetër të Fukushimës më në brendësi të vendit.

“Më pëlqen peshkimi dhe kam varkën time të ankoruar këtu. Ky ishte një faktor i madh për të vendosur të kthehesha”.

78-vjeçari, një ish-hidraulik dhe pronar kafeneje, u kthye në fund të muajit të kaluar për të zbuluar se furnizimi i tij me ujë nuk ishte rilidhur ende, që do të thotë se duhej të shkonte në stacionin hekurudhor për të përdorur tualetin.

“Ka pasur shumë njerëz këtu”, tha ai, duke treguar pjesët e barit ku dikur ishin shtëpitë e fqinjëve të tij. “Por, shikojeni. Tani është djerrë”.

Ashtu si shumë banorë të Fukushima-s, Yatsuda ka pak gjëra pozitive për të thënë për Tokyo Electric Power (Tepco), kompania që operon centralin bërthamor, ku puna e çmontimit pritet të zgjasë me dekada.

Qyteti aktualisht nuk ka shkolla të hapura, dyqane, restorante, spitale apo shërbime publike, por synon të tërheqë 2 mijë njerëz gjatë pesë viteve të ardhshme.

“Unë i besova Tepco-s kur ata thanë se diçka si fatkeqësia e 2011-ës nuk mund të ndodhte kurrë”, tha ai.

Ndërsa askush nuk pret që jeta në Futaba të kthehet në normalitetin e saj para fatkeqësisë, zyrtarët lokalë besojnë se më shumë njerëz do të rivendosen. Qyteti ka vendosur një objektiv për të tërhequr rreth 2 mijë njerëz, përfshirë banorë të rinj, gjatë pesë viteve të ardhshme dhe banesat e reja publike për 25 familje do të hapen në tetor.

Stresi i jetës si një i evakuuar ka dëmtuar shëndetin mendor dhe fizik të Yatsuda-s, por ai nuk është penduar për kthimin në një qytet që, me tre banorët ende i ngjan një qyteti fantazmë bërthamor.

“Kjo është shtëpia jonë. Këtu kemi luajtur me fëmijët tanë kur ata ishin të vegjël”, tha ai.

Ndërsa çifti nuk shqetësohet për rrezatimin, ata kanë pranuar që, për momentin, duhet të udhëtojnë jashtë qytetit për të kaluar kohë me tetë nipërit e tyre.

Marrë nga The Guardian, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore