Lajme

Qytetarët në Jarinjë thonë se po zbatohet marrëveshja për dokumente


Serbia ka ndërprerë lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës.

Ky dokument, i cili është cilësuar si zëvendësim i letërnjoftimeve, ku kosovarët janë pajisur me të, për të hyrë në territorin e Serbisë që 11 vite. Kosova, gjithashtu nuk do t’i lëshojë këto dokumente për qytetarët e Serbisë.

Në Jarinjë dhe Merdarë, qytetarët e të dyja shteteve, po kalojnë kufirin pa problem, me dokumentet e tyre personale.

Pas mesnatës së 31 gushtit, shteti Serbisë ka filluar zbatimin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas të cilës asnjëra palë nuk do t’i lëshojë dokumentet për hyrje-dalje për shtetasit e palës tjetër.

Si rrjedhojë në pikë kalimin kufitarë në Jarinje, polici kufitar serb ka pranuar dhe procesuar më tej dokumentin identifikues të lëshuar nga autoritetet e Kosovës pa një fletë të bardhë shtesë në formatin A4, e cila lëshohej deri më tani, pasi shteti serb nuk pranonte asnjë dokument ku shkruante Republika e Kosovës.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ishte i pranishëm në pikë kalimin kufitarë në Bërnjak, për të monitoruar nga afër situatën në terren.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore