Lajme

Qytetarët ishin më mirë pa Kurtin, thotë Krasniqi


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se Qeveria Kurti, ka zhgënjyer, pasi që sipas tij ka menaxhuar dobët në periudhën një vjeçare, duke shtuar se janë qytetarët ata që mund të bëjnë kalkulimet e mënyrës së jetesës në ditët e sotme krahasuar me atë të para një viti.

”Jam i bindur që qytetarët e Kosovës që në masën më të madhe e kanë votuar kryeministrin Kurti, e kanë pasur një shpresë që do të përmirësojë mirëqenien e tyre dhe jetën e tyre”.

“Por, sot, një vit pas marrjes së mandatit të tij, secila familje kosovare mund ta bëjë bilancin se a është duke jetuar më mirë sot apo para një viti”, ka deklaruar Krasniqi.

Lideri i opozitës kosovare këto komente i ka dhënë në emisioni Rubikon me Adriatik Kelmendin duke folur për një vjetorin e qeveris Kurti dhe opozitarizmit të PDK-së.

Krasniqi tutje është shprehur se është empirike që sot qytetarët kanë vështirësi shumë më të mëdha sesa kishin para një viti.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

”Sot pasiguria për mirëqenien e familjeve tona është shumë më e madhe sesa ka qenë në dhjetë vjeteshin e fundit”, duke shtuar se tani “pothuajse asgjë nga ai program goxha i gjerë dhe detajuar i Kurtit dhe Vetëvendosjes, nuk ka filluar as të implementimet”.

”Ne s’mund ta bëjmë as analizën as vlerësimin e as kritikën e qeverisë Kuti pa e parë prapaskenën e as prapavijën e ardhjes së tij në pushtet”, është shprehur ai.

 

Krasniqi: Mungesa e skandaleve korruptive nuk nënkupton se ekzekutivi ka punuar

I pari i opozitës tutje ka deklaruar se mungesa e skandaleve korruptive të qeverisë Kurti, nuk nënkupton se ekzekutivi ka punuar mirë, sepse sipas tij “më së lehti është të rrish”.

“Kur rri nuk bën gabime. Nuk kanë lëvizur nga vendi”, është shprehur ai.

Ai ka folur edhe për politikën e jashtme të Kosovës, duke shtuar se ambasadat kanë qenë të zbrazëta për gjashtë muaj.

“Politikë të jashtme nuk kemi. Nuk e them për kritikë por e them me dhimbje. Gjashtë muaj ambasadat kanë qëndruar pa ambasadorë. Gjashtë muaj e ka lanë Amerikën, Francën, Anglinë e shumicën e vendeve të QUINT-it pa ambasadorë. Asnjë njohje qe një vit”.

“Një herë në vit dikush të ka njohur, këta bile një njohje ta sillnin. Këta nuk kanë qenë të interesuar as njohjen e Greqisë ta marrin”, është shprehur Krasniqi.

 

“Kosova ka rezerva të grurit vetëm për dy muaj”

Sa i përket rezerva shtetërore të drithit, lideri i PDK-së ka thënë se Kosova ka rezerva vetëm për dy muaj dhe se në vitin e kaluar ën Kosovë është mbjellë grurë sipërfaqja më e vogël në 15 vitet e fundit.

“Grurë kemi vetëm edhe për dy muaj; në mars dhe prill. S’dinë çka me të tregu askush se çka do të bëhet nëse kemi krizë në maj e qershor. Se ka rezerva shtetërore për tre muaj është e pamundur pasi as Bullgaria nuk ka për tre muaj rezerva”.

“Nuk ka shanse me pas dhjetëra-mijëra tonë, pasi s’kemi as ku me i ruajt ato rezerva sikur t’i kishim”, është shprehur ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore