Shqipëria

Qeveria vendos Agjencinë për Media dhe Informim në Pallatin e Kongreseve


Qeveria shqiptare ka publikuar vendimet e saj të fundit, duke renditur mes tyre edhe vendosjen e Agjencisë për Media dhe Informim në Pallatin e Kongreseve.

Në vendim parashikohet lëshimi me qira, me tarifë të reduktuar i sallës së konferencave “A” dhe disa zyra në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Këto hapësira do të jenë në dispozicion të Agjencisë për Media dhe Informim.

Agjencia 

Gjatë mbledhjes së parë të qeverisë “Rama 3” një ndër vendimet e para që u ndërmorën prej saj ishte krijimi i kësaj agjencie.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ravijëzonte se Agjencia për Mediat dhe Informimin, “do të garantojë transparencë” në lidhje me politikat, projektet apo problematikat që kanë të bëjnë me aktet e Këshillit të Ministrave e institucioneve përbërëse.

Kjo agjenci do të varet direkt nga Kryeministria dhe do t’i bëjë me dije institucioneve të qeverisjes vendore gjithçka që lidhet me qëndrimin e medias dhe publikut, mbi çështje me interes publik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore