Shqipëria

Qeveria shqiptare propozon ambasadorë të rinj në Kosovë dhe Serbi


Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka propozuar 12 emra të rinj për ambasadorë, duke përfshirë Kosovën dhe Serbinë.

Aktori Petrit Malaj është propozuar si ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, ndërsa diplomati Bardhyl Canaj është propozuar si ambasadori i ri i Shqipërisë në Serbi.

Mes emrave të tjerë të propozuar gjenden edhe: Oljan Kanushi në Slloveni, Genc Pecani në Rusi, Qirjako Qirko në Hungari, Artur Kuko në Holandë, Albana Dautllari në Suedi, Mimoza Halimi në Poloni, Sokol Dedja në Danimarkë, Inid Milo në Bullgari, Entela Gjika në Spanjë dhe Ilir Hysa në Kuvajt.

Propozimet për ambasadorët e rinj do të shqyrtohen të hënën e 17 korrikut në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme ku do të përgatitet edhe raporti këshillues që do t’i dërgohet presidentit Bajram Begaj.

Më herët, kreu i shtetit dekretoi ambasadorët e rinj në disa vende të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe OKB-së.

Mustafa Nano u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jorezident.

Vasilika Hysi u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Fatmir Velaj emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë, rezident.

Majlinda Frangaj në Selinë e Shenjtë në Vatikan, rezident.

Ilir Gjoni emërohet në NATO, rezident.

Uran Ferizi emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Irlandë, jorezident.

Ndërkaq, lirohet Roland Bimo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë, rezident.

Visho Ajazi Lika lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.

Qirjako Qirko lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Irlandë, jorezident.

Kurse Ilir Gjoni lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jorezident.

Ravesa Lleshi lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Zhaklina Peto emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi.

Adia Sakiqi emërohet në Republikën Federale të Gjermanisë.

Blerta Kadzadej emërohet në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jo-rezidente.

Ervin Bushati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jo-rezident.

Kurse Ridi Kurtezi emërohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.

Nisja e procedurave

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri nisi më herët procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj në misione të ndryshme diplomatike.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pohoi më herët se qëndrimi i ambasadorëve shqiptarë në selitë e huaja diplomatike, ishte zgjatur përtej kohës që parashikon ligji i Shërbimit të Jashtëm në Republikën e Shqipërisë.

Por, megjithatë, pavarësisht kësaj, do të duheshin edhe deri në gjashtë muaj të tjerë, për t’i zëvendësuar ata.

Kështu deklaronte ai, i ftuar në emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Lidhur me ambasadorët, Begaj shtjelloi se procedurat ligjore do të ndiqeshin rreptësishtë në këtë proces.

Po ashtu, se është në konsultime të vijueshme me kryeministrin e vendit, Edi Rama, lidhur me emrat e mundshëm, të cilët mund të zëvendësojnë ambasadorët aktualë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore