Shqipëria

Qeveria ka tmerr nga fjala e opozitës dhe e vërteta, thotë Meta


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi gjatë protestës së 13 shkurtit se qeveria shqiptare i druhet fjalës së lirë të opozitës dhe të vërtetës.

“Kanë tmerr nga fjala e opozitës dhe kanë tmerr nga e vërteta. Sepse kanë tmerr nga fakti që ky nuk është më parlamenti i qytetarëve shqiptarë, por është kthyer në një zyrë noteriale të një kryeministri të kapur në flagrancë duke bërë aktet më të rënda kundër pluralizmit, kundër opozitës dhe kundër të vërtetës dhe kundër qytetarëve”, u shpreh fillimisht Meta.

Sipas tij, policët tanë paguhen më keq se gjithë policët në rajonin tonë.

“Ndërkohë që shefat e tyre janë tërë ditën në dreka dhe darka me trafikantët e drogës. Mësuesit tanë janë më të keqpaguarit në rajon. Një mësues në Shqipëri merr 4 mijë e 200 euro në vit, ndërsa në Mal të Zi merr 9 mijë euro në vit”, shtoi ish-presidenti.

Kujtojmë që Meta iu bashkua rreth 1 orë me vonesë protestës së thirrur nga Partia Demokratike para Parlamentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore