Lajme

Qeveria çeke shpall gjendjen e jashtëzakonshme për fluksin e refugjatëve ukrainas


Qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga e premtja në pritje të një fluksi të madh refugjatësh ukrainas që po ikin nga sulmet e vazhdueshme ruse.

“Ne po e zbatojmë atë thjesht për arsye teknike, kështu që ne mund të përballojmë fluksin e refugjatëve”, tha të mërkurën kryeministri çek Petr Fiala gjatë një konference për shtyp.

Ai theksoi se kjo, “në asnjë mënyrë kjo nuk do të prekë qytetarët çekë”.

Gjendja e jashtëzakonshme është caktuar të zgjasë 30 ditë, por ajo mund të zgjatet nga qeveria nëse është e nevojshme.

Për të ndjekur zhvillimet e ditës së tetë të luftimeve, kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore