
Autoritetet amerikane kanë vendosur sanksione ndaj kompanive prodhuese kineze, të ilaçeve mjekësore, përfshirë dhe një person me ndikim të madh të steroideve anabolike në botë.
Kjo, pasi kompanitë kineze u zotuan të rrisin prodhimin për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së epidemisë që vrau 100 mijë amerikanë, vitin e kaluar.
Presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që lehtëson evidentimin e trafikantëve të huaj të ilaçeve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto veprime “do të ndihmojnë në prishjen e zinxhirit të furnizimit global dhe rrjeteve financiare që mundësojnë që opioidet sintetike dhe kimikatet pararendëse të arrijnë në SHBA”, tha në një deklaratë sekretari i shtetit, Antony Blinken.
Sipas urdhrit të ri ekzekutiv, departamenti i thesarit vendosi sanksione ndaj katër kompanive kimike kineze dhe një individi, Chuen Fat Yip, të cilin e përshkroi si “një nga prodhuesit më të mëdhenj, të steroideve anabolike në botë”.
Departamenti i Shtetit vendosi gjithashtu një ofertë shpërblimi deri në 5 milionë dollarë për arrestimin e 68-vjeçarit, i cili besohet se jeton në Wuhan.
Në paditë federale të vitit 2018, kompania e tij u akuzua për prodhimin e rreth 280 milionë dollarëve steroid anabolikë gjatë pesë viteve dhe për dërgimin e përbërësve për qetësuesin fentanyl përmes paketimeve të vogla, të dërguara nëpër botë.
Muajin e kaluar, autoritetet amerikane sekuestruan ekuivalentin e 2.3 milionë dollarëve në kriptomonedhën Bitcoin, të gjurmuar në Chuen, sipas prokurorëve në Dallas.
Departamenti i Thesarit vendosi gjithashtu sanksione ndaj dy grupeve kriminale të drogës në Meksikë dhe një në Brazil.
Sanksionet do të bllokojnë çdo pasuri në SHBA-të, që grupet ose Chuen mund të kenë dhe do të kriminalizojnë transaksionet nga Shtetet e Bashkuara.
Më shumë se 100 mijë amerikanë vdiqën gjatë vitit nga mbidoza e ilaçeve kundër dhimbjeve.
Varësia ndaj ilaçeve kundër dhimbjeve është rritur kohët e fundit për shkak të përhapjes së barnave të rreme, shpesh të kontrabanduara nga jashtë, që mund të blihen në internet.
Një raport i vitit 2020, të publikuar nga Agjencia Amerikane e Zbatimit të Drogës tha se, trafikantët meksikanë të drogës po prodhonin gjithnjë e më shumë tableta që kontrabandoheshin në SHBA.
Burimi kryesor i materialit fentanyl – disa të dërguara në Meksikë – ishte në Kinë.
Raporti thoshte se India, e njohur për industrinë e saj gjigante farmaceutike, u bë gjithashtu shpejt burim i qetësuesve të paligjshëm.
Nën presionin e madh të SHBA-së, Kina në prill 2019 dekretoi ndalimin e fentanilit.
Marrë nga ‘The Guardian’, përshtatur për Albanian Post.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti takon bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog
-
Erdogan: Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten
-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha