Lajme

Qentë endacakë sulmojnë një mjeke në oborr të QKUK-së, Bajgora: Ishte mjaft e lënduar


Ilustrim

Rreth orës 8 të mëngjesit të së enjtes, në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një mjeke është sulmuar nga qentë endacakë.

“Sipas deklaratës së saj, ajo na ka thënë se ka qenë e sulmuar nga 10 deri 20 qenë endacakë”, ka treguar Agush Bajgora, mjek në Klinikën Emergjente në QKUK, në një prononcim për Albanian Post.

“Ka qenë mjaft shumë e lënduar”, ka treguar më tej bajgora duke specifikuar zonat në të cilat doktoresha ishte sulmuyar nga një grumbuj qenësh endacak.

“Sidomos në regjionin e kokës, pastaj ka pasur lëndime në regjionin lumbal e në gjymtyrët e poshtme”, tha ai.

Bajgora bëri të ditur e doktoresha ka marrë trajtimin në klinikën emergjente dhe më pas e kanë dërguar për trajtim të mëtejmë për shkak të gjendjes jo të mirë.

“Pas ekzaminimeve që ja kemi bërë krejt, ajo është dërguar dhe është pranuar për mjekim të mëtutjeshëm në Klinikën Infektive në QKUK”, tregoi Bajgora.

Bajgora nuk pranoi të flas më shumë për rastin de as identitetin e pacientes meqë ajo kishte kërkuar vetë.

“Ka dash të mos identifikohet për shkak të familjarëve që nuk i ka afër. Pak më parë e dërguam në klinikën infektive, unë u morra me të dhe e trajtova si rast”, shtoi Bajgora.

Numri i qenëve endacak në oborrin e QKUK-së është shumë i madh, ka treguar Bajgora për AP dhe kushdo që kalon në oborrin e QKUK-së është i rrezikuar.

“Këtu jo vetëm mjekët po edhe pacientët e kushdo që vjen janë të rrezikuar. Shumë qenë ka. Sidomos rreth menzës”.

“Po besoj për shkak të ushqimit, erërave, rreth menzës së klinikës ka më së shumti qenë që rrinë. Por qenë endacak ke gjithkah nëpër oborr të QKUK-së”, përfundoi Bajgora.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore