Lajme

Qëllohet makina e evakuimit në Luhansk, vritet gazetari francez


Forcat ruse kanë qëlluar mbi një makinë evakuimi në rajonin e Luhansk-ut afër Severodonetsk-ut, duke lënë të vrarë një gazetar francez.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilat kanë cituar Serhiy Gaidai-n, kreun e administratës ushtarake në këtë rajon.

“Sot, transporti ynë i evakuimit të blinduar do të merrte 10 persona nga rajoni dhe ra nën zjarrin e armikut. Fragmentet e predhave shpuan parzmoren e makinës, një gazetar i akredituar francez që po raportonte për evakuimin u plagos për vdekje në qafë dhe një helmetë shpëtoi një polic patrullimi”, shpjegoi Gaidai.

Ai shtoi se evakuimi ishte ndalur zyrtarisht.

Emri i gazetarit francez, që vdiq pranë Severodonetsk-ut, është Frederic Leclerc.

Gazetari punonte për kanalin BFMTV.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore