Bota

Qarkullimi rrugor në Gjermani në kaos për shkak të motit


Akulli pushton Gjermaninë

Gjermania është përballur me një stuhi dëbore, e cila ka bllokuar thuajse tërësisht qarkullimin rrugor. Qytetarët gjermanë janë gjendur në vështirësi përballë kushteve sfiduese atmosferike.

Në Frankfurt dhe qytete të tjera përreth tij, shërbimi hekurudhor ka ndaluar plotësisht.

Berlini dhe rrethinat u zgjuan me një shtresë të dendur dëbore nën këmbë. Banorët përdorën mjete rrethanore për ta pastruar atë.

Vështirësi ka pasur edhe në autostrada, ku kalimi i kamionëve të mallrave u ndalua për disa orë. Në superstradën A7, dhjetëra kamionë u bllokuan për shkak të pamundësisë për të përshkuar rrugën.

Shërbimi hekurudhor, do të mbetet i pezulluar në Gjermaninë veriore dhe qendrore. Rrugët më të prekura do të jenë ato midis Frankfurtit, Berlinit dhe Hamburgut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore