Shqipëria

Qarku i Gjirokastrës nuk ka surpriza, Bashkë Fitojmë merr Memaliajn


Qarku i Gjirokastrës regjistroi dy fitore plebishitare si Tepelena dhe Dropulli për Partinë Socialiste kundrejt koalicionit Bashkë Fitojmë të cilët arritën të marrin vetëm Memaliajn.

Në Tepelenë fitoi kandidati i Partisë Socialiste Tërmet Peçi me 4 mijë e 88 vota ose 82.67 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Baftajr Imeri i cili regjistroi 511 vota ose 10.33 për qind, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike mori vetëm 346 vota ose 7 për qind.

Në Përmet fitoi kandidatja e Partisë Socialiste Alma Hoxha me 4 mijë e 417 vota ose 76.78 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Edmond Komino i cili regjistroi 1 mijë e 336 vota ose 23.22 për qind.

Në Memaliaj fitoi kandidati i Bashkë Fitojmë Albert Malaj me 3 mijë e 16 vota ose 52.75 për qind kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste Gjolek Gucit, i cili regjistroi 2 mijë e 701 vota ose 47.25 për qind.

Në Libohovë fitoi kandidati i Partisë Socialiste Leonard Hide me 1 mijë e 387 vota ose 52.64 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Adil Xhelili, i cili regjistroi 1 mijë e 248 vota ose 47.36 për qind.

Në Dropull fitoi kandidati i Partisë Socialiste Dhimitraq Toli me 3 mijë e 709 vota ose 81.25 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Thanas Maneka, i cili regjistroi vetëm 679 vota ose 14.87 për qind, ndërsa kandidati i Nismës Thurje Kosta Garo mori vetëm 177 vota ose 3.88 për qind.

Në Këlcyrë fitoi kandidati i Partisë Socialiste Klement Ndoni me 2 mijë e 18 vota ose 49.33 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Arjan Kasaj, i cili regjistroi 1 mijë e 936 ose 47.32 për qind ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Adriatik Spahiu mori vetëm 137 vota ose 3.35 për qind.

Në Gjirokastër pritet vetëm mbyllja e numërimit për të zyrtarizuar fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore