Lajme

Putin: Sulmi masiv në Ukrainë është ‘pjesërisht’ hakmarrje për Sevastopol-in


Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se bombardimi masiv i Ukrainës me raketa të hënën e 31 tetorit ishte “pjesërisht” një përgjigje ndaj anijeve të fundosura të Flotës së Detit të Zi në Sevastopol.

Lajmi u bë i ditur gjatë një konference për shtyp në Sochi, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.

“A janë sulmet masive në territorin e Ukrainës një përgjigje ndaj ngjarjeve të fundit në Sevastopol? Pjesërisht kështu. Por kjo nuk është gjithçka që mund të bëjmë”, theksoi Putin.

Rusia pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen e drithit në Detin e Zi të ndërmjetësuar nga OKB-ja pas, siç tha ajo, një sulm me dron ukrainas mbi anijet në Gjirin e Sevastopolit në orët e para të së shtunës.

Rusia tha se 16 drone ajrore dhe detare sulmuan anijet civile dhe të flotës së Detit të Zi në Gjirin e Sevastopolit në Krime në orën 04:20 me orën e Kiev-it të shtunën. Rusia tha se të nëntë dronët ajror u shkatërruan.

Katër nga shtatë dronët detarë u shkatërruan në perimetrin e jashtëm të gjirit, por tre të tjerë hynë brenda para se të shkatërroheshin, tha Rusia.

Kremlin-i raportoi dëme të vogla në minahedhësin Ivan Golubets, tha ministria.

Pamjet e paverifikuara në mediat sociale treguan atë që dukej të ishte drone detare që kalonin me shpejtësi përmes ujit drejt një luftanijeje ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore