Lajme

Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin-it


Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka në plan të marrë pjesë në funeralin e shefit mercenar të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, i cili u vra kur avioni i tij u rrëzua javën e kaluar.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë “AFP” dhe “Reuters”, duke cituar deklaratën e Kremlin-it.

Avioni privat Embraer Legacy 600 me të cilin Prigozhin po udhëtonte për në Shën Petersburg nga Moska u rrëzua në rajonin Tver në veri të Moskës më 23 gusht me humbjen e të gjithë 10 personave në bord.

Këto, duke përfshirë dy udhëheqës të tjerë të lartë të Wagner dhe katër burra të cilët raportohet se ishin truprojat e Prigozhin-it.

Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e aeroplanit, por fshatarët pranë vendit të përplasjes i thanë agjencisë “Reuters” se dëgjuan një zhurmë dhe më pas panë avionin të rrëzohej në tokë.

Kur u pyet nëse Putin do të merrte pjesë në funeralin e Prigozhin-it, zëdhënësi i Kremlin-it Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Prania e presidentit nuk është parashikuar”.

Peskov tha se Kremlin-i nuk kishte ndonjë informacion specifik në lidhje me planet e funeralit dhe aranzhimet ishin në dorën e të afërmve.

Një ditë pas rrëzimit, Putin dërgoi ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve dhe tha se ai e njihte Prigozhin për një kohë shumë të gjatë, që nga vitet kaotike të fillimit të viteve 1990.

“Ai ishte një njeri me një fat të vështirë dhe bëri gabime të rënda në jetë”, tha Putin, ndërsa e përshkroi atë si një biznesmen të talentuar.

Përplasja erdhi dy muaj pas ditës pasi Prigozhin dhe mercenarët e tij organizuan një rebelim kundër komandantëve të lartë ushtarakë të Putin-it, në të cilin ata morën kontrollin e qytetit jugor të Rostov-it dhe avancuan drejt Moskës përpara se të ktheheshin 200 kilometra nga kryeqyteti.

Rebelimi përbën sfidën më të madhe për sundimin e Putin-it që kur ai mori pushtetin në ditën e fundit të vitit 1999.

Kremlini e ka hedhur poshtë si një “gënjeshtër absolute” sugjerimin e disa politikanëve dhe komentuesve perëndimorë – për të cilat ata nuk kanë dhënë prova – që Putin-i urdhëroi Prigozhin të vritet për hakmarrje.

Presidenti amerikan Joe Biden tha javën e kaluar se nuk ishte i befasuar nga vdekja e Prigozhin-it.

Hetuesit thanë të dielën se testet gjenetike kishin konfirmuar se Prigozhin ishte në mesin e 10 personave të vrarë në aksident.

Gjithashtu në bord ishte Dmitry Utkin, bashkëthemeluesi i Wagner dhe komandanti më i lartë ushtarak i grupit, dhe Valery Chekalov, kreu i logjistikës Wagner.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore